Shqiptari arrestohet teksa flinte me rumunen, tentoi të arratisej nga ballkoni gjysmë i zhveshur, por…

Sep 1, 2019 | 12:52
SHPËRNDAJE

Një 35 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Caserta, pasi rezultonte i dënuar për krime kundër pasurisë, ndërsa ishte i parregullt në shtetin fqinj.

Carabinieri_Isorella

Mediat italiane shkruajnë se forcat e policisë depërtuan në një shtëpi në Casapulla, ku ata gjurmuan burrin me iniciale M.A., në praninë e një gruaje me kombësi ukrainase.

Kur shikoi policët, 35 vjeçari iku nga ballkoni i dhomës së gjumit, por jashtë ishin pozicionuar agjentët që vunë re një person gjysmë të zhveshur, i cili u përpoq të arratisej për të shmangur kontrollin. Përpjekjet e tij ishin të kota, pasi ai u bllokua menjëherë.

Policët konstatuan se shqiptare rezultonte zyrtarisht i dëbuar nga territori italian, por ishte rikthyer në vend në mënyrë të paligjshme.

35 vjeçari u arrestua dhe është vënë në dispozicion të gjykatës, e cila ka vlerësuar të ligjshëm ndalimin. Pas kësaj, ai është dërguar me forcë në kufirin detar të Brindizit, duke u dëbuar për në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura