Shqiptari arratiset nga makina e policisë, por patrulla e ndjek dhe …

Feb 20, 2019 | 13:05
SHPËRNDAJE

Nje shqiptar dhe dy te arrestuar te tjere kane arritur te arratisen nga makina e policise. Mediat greke qe publikojne lajmin shkruajne se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Athinë.

policia-greke

Te arrestuarit, mes te cileve edhe nje shqiptar, por qe nuk i behet me dije emri, po transportoheshin me makine policie, pasi ishin ndaluar.

Ishte momenti kur makina e policise ndaloi ne semafor, ne kryqezim dhe ne rrethana qe ende mbetet per hetim, te tre te arrestuarit arriten te largoheshin me vrap.

Policia u vu ne kerkim, dhe pas pak kohesh shqiptari dhe nje tjeter u kapen, nderkohe qe i arrestuari grek kishte mundur te fshihej dhe eshte ende ne kerkim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura