Shqiptari aksidenton me motor një fëmijë 11-vjeçar/ Mediat greke japin detajet: E tërhoqi zvarrë

Feb 28, 2021 | 17:44
SHPËRNDAJE

Një 52-vjeçar shqiptar është protagonist në një aksident në Greqi. Mediat greke raportojnë se shqiptari aksidentoi me motor një fëmijë 11 vjeç.

aksident motorNgjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës në rrugën ‘Miaouli’ në Chalkida dhe sipas mediave, 52-vjeçari me motor e tërhoqi zvarrë të miturin.

11-vjeçari u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shqiptari fillimisht u shoqërua në polici, por më pas u vendos që ai të hetohej në gjendje të lirë.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura