Shqiptarët të përçarë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut? Ali Ahmeti: Kemi humbur së paku 9 mandate nga copëtimi. I kam lutur partitë e vogla, por…

Jul 7, 2020 | 21:41
SHPËRNDAJE

Kreu i BDI, Ali Ahmeti ka konfirmuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në News24 se shqiptarët edhe në këto zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut do të shkojnë të përçarë në parti të ndryshme dhe jo në koalicion apo me listë të përbashkët.

ali mehmeti

Ahmeti thotë se i ka lutur partitë e tjera shqiptare por nuk ia ka dalë. Ai ka pritur që të mësohet nga e kaluara por partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut vuajnë ende nga ndarja, fiset, principatizimi etj.

 

E vështirëson paksa situatën pandemia. Por rrethi im këtu, Kërçova s’ka vuajtur shumë, prej kohësh s’ka raste. Ndërkohë me lëvizjen në qytete ka pasur virus, por situata është nën kontroll. Shtabi i Emergjencave janë në nivelin më të lartë, edhe autoritetet. Gjithmonë kam pritur diçka më shumë nga shqiptarët në veçanti, që të mësojmë nga e kaluara. Para 4 vitesh hymë në fushatë shumë të ndarë, dhe në fund humbën shqiptarë. Kemi humbur 9 mandate së paku nga copëtimi i mandateve.

Ende vuajmë nga sindromat e principatave, fiseve, por është dhe tjetra që nuk jemi komb milionësh, ne jemi votuesit rreth 300 mijë, por deri në 250 mijë janë votues aktivë. Tani kur i ndan dhe i përpjeston në 5-6 parti, pjesë, sigurisht që ulet numri i mandateve, humbet edhe forca. Je shumë më i rëndësishëm kur ke forcë në mandate, por edhe në negociatat për ndarjen e zonave edhe për mbrojtjen e interesave. Nuk arritëm, i kam lutur, përkundrejt asaj që është nënkuptuar, që partitë e vogla, mund ta dëmtojnë dhe jo të fitojnë. Por nëse kapërcejmë dallimet, me rëndësi është mos humbin shqiptarët. Nuk ndodhi, vazhduam me përpjekjet. Vesel Mehmeti pati përpjekje të pasuksesshme. U tërhoq nga fushata për këtë problem. Tani më 15 korrik po punojmë t’u kërkojmë përkrahjen e njerëzve”- tha Ali Ahmeti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura