Shqiptarët të parët për konsumin e frutave në rajon, sa konsumojnë në vit

Sep 19, 2017 | 11:40
SHPËRNDAJE

Të dytët renditën malazezët, të cilët në të njëjtin vit kishin konsumuar rreth 137 kilogramë fruta për frymë gjatë gjithë vitit.

Të tretët, me 10 kilogramë më pak se shqiptarët renditën serbët. Shqiptarët konsumojnë më shumë fruta edhe se europianët. Mesatarja e konsumit të frutave për frymë në të njëjtin vit në vendet e BE-së është 104 kilogramë për frymë, ndërsa në vendet e Europës Perëndimore 108 kilogramë për frymë.frut

Vendet e Europës Lindore, rajon në të cilin bëjmë pjesë dhe ne, kanë një konsum mesatar të frutave prej 68 kilogramësh për frymë gjatë një viti. Në Ballkanin Perëndimor nivelin më të ulët të konsumit të frutave e ka Maqedonia me 98 kilogramë.

Konsumi i frutave në Shqipëri

Sipas të dhënave të mbledhura ndër vite nga FAO, nivelin më të ulët që nga viti kur filluan të regjistroheshin të dhënat, e mban viti 1992. Në atë vit një shqiptar konsumonte afërisht 19.5 kilogramë fruta gjatë një viti, rreth 120 kilogramë më pak se sa në ditët e sotme. Në vitin ’61 konsumohej mesatarisht 57 kilogram fruta, sasi e cila më pas do të vinte në ulje derisa të arrinte pikun më të ulët në 1992. Pas viti 1992 konsumi i frutave pati një rritje eksponenciale në Shqipëri.

Kush konsumon më shumë fruta në botë?

Vendin e parë në botë për konsumin më të lartë të frutave e ka shteti i Republikës Domenikane, në të cilin banorët konsumojnë rreth 354 kilogramë në vit. Në përgjithësi, sikurse tregojnë të dhënat e FAO, vendet me konsumin më të lartë të frutave janë vendet e Amerikës ishullore, si Republika Domenikane, Bahamas, Bermuda, Karaibet, Kolumbia, etj. Nga vendet europiane, në vend të parë për konsumin e frutave është Luksemburgu, me 200 kilogramë fruta për frymë në vit. Në të dytin renditet Holanda me 176 kilogramë në vit. Në të tretin dhe të katërt renditet Irlanda dhe Austria, me përkatësisht 158 dhe 154 kilogramë në vit. Ndërsa vendin e gjashtë në Europë për konsumin e frutave e mban Shqipëria me 142 kilogramë.

Pse janë të rëndësishme frutat?

Frutat dhe perimet janë të mira për shëndetin dhe konsumi i tyre parandalon një sërë sëmundjesh. Frutat kanë vlera të larta ushqyese, përfshirë vitaminat, mineralet dhe antioksidantët. Të ngrënit e frutave në sasinë e rekomanduar reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kronike./MONITOR

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura