Shqiptaret “pushtojnë” Sanremo, pas Alketa Vejsiut këngëtarja Dua Lipa ndez skenën e Ariston

Feb 8, 2020 | 10:17
SHPËRNDAJE

Duket se skena e Festivalit të Sanremo ishte e destinuar të “pushtohej” nga shqiptaret.

Pasi Alketa Vejsiu mori gjithë vëmendjen mbrëmjen e së shtunës, një tjetër shqiptare është ngjitur në skenë.

Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore Dua Lipa. Ylli i muzikës pop ndezi skenën e Festivalit të Sanremo të Ariston mbrëmjen e së premtes (7 shkrut).

24-vjeçarja shqiptare ishte mes performuesve të ftuar në festivalin vjetor të muzikës italiane.

Dua performoi këngën e saj të fundit ‘Don’t Start Now’, si pjesë e promovimit të turneut të saj të ardhshëm “Future Nostalgia”, që do nisë në Itali në fund të prillit.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura