Shqiptarët protestojnë në Itali: Kërkojmë drejtësi për Rei Hoxhën

Feb 7, 2016 | 20:43
SHPËRNDAJE

Rei Hoxha, një i ri shqiptar që jetonte në Itali vdiq nga një aksident rrugor në Aleksandria. 22-vjeçari u godit nga një automjet më 1 janar, ndërsa ecte në “Sheshin Liria” të këtij qyteti.

Hetuesit zbuluan se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur dhe për këtë ka nisur dhe hetim me akuzën e shkaktimit të vdekjes. Rei Hoxha po kthehej pas festimit të Vitit të Ri bashkë me familjen e tij për në shtëpi.

a57eb3d90c731b2812e13922a94cd181_XL
Rei Hoxha

Tashë, familjarët e tij po i kushtojnë vëmendje maksimale Drejtësisë për të rindërtuar momentin e aksidentit.

Ata kanë hapur dhe një faqe në Facebook të quajtur “El Rei”. Motra e tij, Marina shkruan: “Ai po të shikon nga qielli dhe po buzëqesh sepse e di që ka shumë njerëz që e donin atë”.

Dhjetëra njerëz dolën për të protestuar në “Sheshin e Lirës” në vendin ku ndodhi aksidenti. Ata vendosën buqeta me lule dhe lëshuan tullumbace. Komuniteti shqiptar në Aleksandria bashkë me kujtimin e 22-vjeçarit bëri thirrje dhe për drejtësi.

“Ai që e përplasi kishte pirë shumë, dhe ende lëviz rreth qytetit. Nuk i uroj burgun askujt, por të paktën mund të ishte vënë në arrest shtëpie”, tha një nga të pranishmit.

rei rei2 rei3 rei4 rei5 rei6 rei8 rei9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura