“Shqiptarët meritojnë të ardhmen europiane”/ Ambasadori Soreca: Investimi tek të rinjtë, rruga e duhur drejt BE-së! Ata të dëshmojnë që…

Oct 27, 2021 | 12:02
SHPËRNDAJE

ambasadoriluigisoreca

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca thotë se një prej aspekteve më të rëndësishme në integrimin e Shqipërisë në union, është përmes investimeve tek të rinjtë.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Universitetin Politeknik të Tiranës në kuadër të programit “Europa është këtu”, Soreca deklaroi se do të jetë zëri dhe kontributi i të rinjve që me këmbënguljen e tyre do të çojnë Shqipërinë drejt BE-së.

Duke cituar dhe deklaratat e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, Soreca thotë se shqiptarët meritojnë një të ardhme më të gjelbër dhe dixhitale.

“Ministrja e shprehu qartë se është e rëndësishme që jeni rikthyer në auditoret e universiteteve dhe dua tju bëj thirrje që të vijohet me vaksinimin. Vetëm me këtë formë gjërat mund të shkojnë në rrugën e duhur. Siç e dini, politikat që kanë të bëjnë me rininë ka qenë prioriteti kryesor që kur erdha në Shqipëri. Ne kemi bërë të pamundurën të kalojmë kohë me ju dhe e kemi bërë me kolegët. BE e kanë kuptuar rëndësinë e të investuarit tek të rinjtë dhe arsimimit të tyre në Shqipëri. Duhet tu japim juve mundësinë për t’u lidhur me kolegët. Ky investim gjatë 15 viteve të fundit ka arritur në 1.5 mld euro në grante, donacione të falura që kanë ardhur nga BE duke ndërtuar struktura madhore.

Duke avancuar bujqësinë dhe zhvillimin rural. Kjo është fushatë e më shumë se 500 mijë shqiptarëve që kanë përfituar nga asistenca e BE-së gjatë 10 vjeçarëve të fundit. Ne takohemi me ta çdo ditë, siç bëmë dhe gjatë turit të kaluar. Integrimi i Shqipërisë në BE po ndodh çdo ditë me anë të këtyre programeve që kemi përfshirë ne siç është Erasmus+. Jemi krenar për këtë program pasi me anën e saj, ju jeni bërë ambasadorët e Shqipërisë në BE. Universiteti politeknik po ju tregon rrugën e duhur pasi është partnere e programit Erasmus+. Një aspekt tjetër i mbështetjes së BE-së ka të bëjë me trajnimet profesionale. Ta shndërrojmë trajnimin professional. Mundësinë për të investuar 70 mln euro për rinovimin e 60 institucioneve arsimore. U kthye në një mundësi për të përmirësuar shkollat.

Më shumë se 40 mijë nxënës dhe mësues kanë përfituar nga investimet e unionit. Gjatë muajit të shkuar kishim në Shqipëri Ursula Von der Leyen. BE e ka konfirmuar mbështetjen e saj për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Presidentja e KiE, tha se qytetarët e Shqipërisë meritojnë një të ardhme më të gjelbër dhe dixhitale. Ne na nevojitet ndihma dhe zëri i atyre që do jenë e ardhmja e Shqipërisë, e të rinjve. Duhet ta thoni me zë të lartë dhe ta vërtetoni me këmbënguljen tuaj. Ju duhet të kërkoni me këmbëngulje që Shqipëria të jetë pjesë e BE. Europa është këtu çdo ditë. Më lejoni që të them moton që kemi krijuar, Europa është këtu sepse këtu është Europë” – u shpreh ambasadori.

E ftuar në këtë aktivitet ishte dhe Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila kishte një mesazh paraprak për studentët e pranishëm. Duke i falenderuar për mirëkuptimin në kthimin e tyre në auditore, Kushi i bën thirrje që të vijojnë me ndërgjegjësimin mbi procesin e vaksinimit.

“Jemi pak ditë pas fillimit të vitit të ri akademik, jam e lumtur që ta fillojmë me prezencë fizike. Pas një periudhe të gjatë me auditore të mbyllura dhe të zhvillimit të mësimit online të të gjitha universiteteve, jam e lumtur që ja dolëm. Ne nuk presim që efikasiteti i mësimit online është njësoj si ai në auditore. Dua tju bëj thirrje studentëve të pavaksinuar, jo vetëm për familjet dhe jetët tuaja, por dhe për vijimin e procesit të vaksnimit. Para disa ditësh takova disa student këtu dhe jam e kënaqur që pjesa më e madhe është bashkuar me ndërgjegjësimin mbi vaksinimin. Pas disa ditësh është 70-vjetori i ngritjes së Universitetit Politeknik dhe tashmë jemi me progress. BE është partneri ynë më i rëndësishëm i arsimit në Shqipëri. Erasmus+ është programi më i mirë. Përgatit studentët në një shoqëri demokratike dhe për tregun e punës. Një nga projektet që i kam shumë përzemër është EU for Schools për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Programi është pjesë e angazhimit europian” – tha Kushi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura