Shqiptarët mbushin rrugët në Londër, protestë kundër Sekretares britanike që foli për ‘pushtim’, thërrasin dhe ‘Rama ik’

Nov 12, 2022 | 12:26
SHPËRNDAJE

Me flamurin me shqiponjën dy krenare në duar apo në krahë, me pankarta, shqiptarët që jetojnë në Londër kanë dalë në një protestë këtë të shtunë në kryeqytetin britanik në kundërshtim me deklaratat e bëra nga Sekretarja Suella Braveman e cila foli për “pushtim” për shkak të numrit të lartë të emigrantëve këtë vit.

Qytetarët kanë mbushur rrugët e Londrës dhe kanë përdorur edhe muzikë shqiptare në sfond.

Ndërsa në pankartat e tyre lexohet se nuk janë kriminelë por punojnë e paguajnë taksa.

SHQIPTARET LONDER PROTESTE

Siç shihet në video, ata nuk e kanë bllokuar qarkullimin teksa ndodhen në trotuar ku pranë tyre ka dhe efektivë policie.

“O sa mirë me qenë shqiptarë”, “Rama ik”, janë disa nga thirrjet që dëgjohen nga shqiptarët në Londër.

shqiptaret ne londer proteste pankarte shqiptaret ne londer proteste pankarte2 shqiptaret ne londer proteste pankarte3 shqiptaret ne londer proteste pankarte4 shqiptaret ne londer proteste pankarte5 shqiptaret ne londer proteste pankarte6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura