“Shqiptarët lëngojnë rrugëve të Kakavijës”, Ish-deputeti i PD: Qeveria Rama të japë menjëherë dorëheqjen!

Aug 15, 2020 | 21:05
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama, pas situatës së krijuar në Kakavijë, ndërsa qytetarët kërkojnë të kalojnë në territorin grek.

xhemal-gjunkshi

Në një postim në facebook, Gjunkshi shkruan se ndërsa shqiptarët lëngojnë rrugëve të Kakavijës “qeveria e paaftë të gjejë zgjidhje, një qeveri e kapitulluar, e dështuar, e urryer, e neveritshme, një Ministër i Brendshëm dhe Ministër Mbrojtje jashtë gatishmërie, situatë jashtë kontrollit”.

Reagimi i plotë:

Qeveria Rama të japë menjëherë dorheqjen!

E paaftë të përballojë situatën e krijuar në kufi!

Kakavijë, tmerr dhe kaos, mijëra shqiptarë në mëshirë të fatit

Shqiptarët lëngojnë rrugëve të Kakavijës, qeveria e paaftë të gjejë zgjidhje, një qeveri e kapitulluar, e dështuar, e urryer, e neveritshme, një Ministër i Brendshëm dhe Ministër Mbrojtje jashtë gatishmërie, situatë jashtë kontrollit.

Portalet e vendit dhe ato të huaja japin pamje të trishta, mijëra shqiptarë duke pritur prej shumë orësh në radhë kilometrike për të kaluar kufirin, në temperatura tepër të larta, me fëmijë e të moshuar. Nuk kanë faj shqiptarët që emigrojnë me qindra e mijëra rrugëve të Evropës dhe luten “mos më shkeltë këmba kurrë në Shqipëri, jo mua, por as fëmijëve të mi.”Me neglizhencën, papërgjegjshmërinë e saj kjo qeveri po largon shqiptarët dhe po bën që të urrejnë vendin ku kanë lindur.

Situatë tragjike, ku prej ditësh njerëzit dergjen rrugëve dhe autoritetet thonë që janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lëvizjen e procedurave. Sa ditë u duhet të gjejnë një zgjidhje dhe të negociojnë në mënyrë intensive?! Ky është krim, me një shtet monstruoz që nuk di të bëjë as minimumin për popullin e tij, tu sigurojë mbrojtje. Turp për këtë qeveri të paaftë, të përlyer në zullume, të katandisur si mos më keq, që nuk di ku të kthejë kokën dhe çfarë të bëjë më parë.

Siguria zero, ekonomia zero, mirëqenia zero, e ardhmja zero.

Njerëzit të zhytur në mjerim e dëshpërim.

Kjo nuk është qeveria që duam, ky nuk është shteti që meritojmë. Kjo qeveri duhet të largohet një orë e sa më parë.

#Ramaik

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura