Shqiptarët i këndojnë Gruevskit me çifteli: I sëmurë, dorëhiqu. Eja Zaev (VIDEO)

May 26, 2015 | 21:39
SHPËRNDAJE

Një grup shqiptarësh nga Maqedonia, i kanë kushtuar një këngë kryeministrit Nikolla Gruevski, por jo në gjuhën shqipe, por në atë maqedonase.

Foto nga video ne YouTube

 Në një video të publikuar në Facebook nga “Tetova Sot”, duken katër shqiptarë të cilët këndojnë me çifteli.

Në tekstin e këngës, sipas “Tetova Sot”, lideri i VMRO-së duhet të jap dorëheqje dhe në krye të qeverisë të vijë lideri i LSMD-së, Zoran Zaevi.

Në këngë thuhet: “Gruevski është i sëmurë, ka rënë. Le ta marrë qeverinë Zaevi”, transmeton Tetova Sot.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. me ‘bombat’ e përgjimeve, që ka publikuar deri më sot ka fituar mjaft popullaritet tek shqiptarët e Maqedonisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura