“Shqiptarët grupe mafioze, udhëheqin drogën”, shërbimi sekret italian depoziton në Parlament raportin për 2017

Feb 21, 2018 | 21:00
SHPËRNDAJE

Raporti vjetori i vitit 2017 nga shërbimi sekret italian është depozituar në parlament. Në raport thuhet se, shqiptarët janë një kërcënim i madh i sigurisë italiane, për sa i takon bandave të cilësuara si para-mafioze, të përfshira kryesisht në trafikun e lëndëve narkotike.

326172_m

Megjithatë bandat shqiptare janë kërcënues edhe në fushën e grabitjes, shfrytëzimit të prostitucionit dhe xhihadizmit.

Në këtë raport thuhet se shqiptarët janë një kërcënim i madh i sigurisë italiane, për sa i takon bandave të cilësuara si para-mafioze, të përfshira kryesisht në trafikun e lëndëve narkotike.

Në këtë raport më konkretisht thuhet sa i takon tipareve të këtyre grupeve:

Grupet kriminale:
Nga ana e saj kriminaliteti i huaj në Itali – i përbërë mbitëgjitha nga grupe nigerianësh, rusofonësh, shqiptarësh, kinezësh dhe pakistanezësh po shfaq gjithnjëq e më shumë një vokacion të dyfishtë: i pari, banditesk, me banda të pritura kryesisht ndaj grabitjeve dhe shpërndarje droge; e dyta, para-mafioze, me grupe me një vokacion të theksuar kriminalo-sipërmarrës.

 

Shqiptarët kryesojnë udhëheqjen e trafikut të drogës
Si rrjedhojë e rolit të dorës së parë të ushtruar në trafikun e lëndëve norakotike me prejardhje nga Ballkani, organizatat kriminale shqiptare janë ato që lidhin më shpesh marrëdhënie bashkëpunimi me organizatat kriminale italiane. Përballë një angazhimi në rritje në administrimin e rrugëve ndërkombëtare të kokainës dhe marijuanës, grupet shqiptare mbeten tejet aktive edhe në krimet e grabitjes dhe të shfrytëzimit të prostitucionit.

Një tjetër çështje është edhe ajo e emigrantëve, për të cilën ne raport evidentohet se gjate dy viteve te fundit, nga Shqipëria nuk është regjistruar mbërritja e tyre. Ky raport vjen në kohen kur vendi ynë është duke u përgatitur për të nënshkruar nje marrëveshje me Frontex për kontrollin e kufijve. Gjithashtu, mësohet se në 2017-n, 6 shqiptarë janë përjashtuar nga Itali, si të dyshuar për lidhjet e tyre me xhihadizmin terrorist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura