Shqiptarët e bllokuar në kufirin me Greqinë/ Salianji citon Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut: Askujt s’mund ti hiqet e drejta për të hyrë në shtetin e tij

Apr 5, 2020 | 23:10
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në kufirin me Greqinë,ku disa shqiptarë kanë mbetur të bllokuar, duke iu refuzua mundësia e kalimit në vendin tonë.

Me një shënim në facebook, ndërsa  citon Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, Salianji thotë se askujt s’mund ti hiqet e drejta për të hyrë në shtetin e tij.

salianji

“Qeveria duhet në menyre urgjente të hapë kufirin në zbatim të Konvetës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të lejojë shtetasit shqiptarë të kthehen në atdhe. Moslejimi i shtetasve shqiptarë për të hyrë në territorin shqiptar ështē shpërdorim i pastër detyre për të gjithë ata zyrtarë që japin urdhra me facebook apo telefon, por dhe për ata që i zbatojne”, shkruan mes të tjerash Salianji.

Postimi i plotë:

Prej ditësh po trajtohen në mënyrë çnjerëzore qindra qytetarë të Republikës së Shqipërisë që kanë mbetur jashtë kufirit shteteror apo në territorr asnjëanës në kufirin me Greqinë apo Malin e Zi.

Mbyllja e kufijve nuk mundet që të jetë kurrsesi ndaluese për qytetarët që kanë mbetur për arsye madhore pa një “territor” dhe që kërkojnë të hyjnë në territorrin e shtetit që i perkasin.

Protokolli 4 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut përcakton në mënyrë detyruese në nenin 3 pika 2 qê askujt nuk mund ti hiqet e drejta për të hyrê në territorrin e shtetit, shtetas i të cilit është.

Kufirin e mbajnë mbyllur me urdhër me telefon duke lënë në mënyrë dramatike në mes të rrugës qytetarë që nuk kanë as mundësi për strehim, as ushqim dhe as për tokë!

Qeveria duhet në menyre urgjente të hapë kufirin në zbatim të Konvetës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të lejojë shtetasit shqiptarë të kthehen në atdhe. Moslejimi i shtetasve shqiptarë për të hyrë në territorin shqiptar ështē shpërdorim i pastër detyre për të gjithë ata zyrtarë që japin urdhra me facebook apo telefon, por dhe për ata që i zbatojne!

Nuk mund të ndalohet hyrja e një shtetasi në territorin e shtetit shtetas i të cilit ështē për asnjë arsye!

Në kushtet e shpalljes së fatkeqesisë natyrore qeveria e detyruar që ti pranoje në Shqipëri, duhet ti lejoje të kalojne kufirin dhe të sigurojë transportin e posaçëm dhe izolimin e tyre në karantinë të detyruar dhe të siguruar nga shteti!

Shteti ështē i qytetarëve nuk ka shtet privat dhe as qeveri private!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura