Shqiptarët e bllokuar në kufi, reagon Presidenti Meta: Situata të zgjidhet menjëherë. Shteti të zbatojë detyrimet kushtetuese që ka ndaj qytetarëve kur…

Apr 5, 2020 | 17:23
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar ndaj situatës së krijuar në pikat e kalimit kufitar Kapshticë dhe Kakavijë, pas bllokimit të disa shtetasve shqiptar.

metaaaaa

Në një postim në facebook, Presidenti apelon për zgjidhje të menjëhershme të situatës dhe i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të zbatojnë detyrimet që kanë ndaj qytetarëve të tyre në situatën kur shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Nga ana tjetër, Meta kërkon bashkëpunim e mirëkuptim, solidaritet e përgjegjësi mes qytetarëve dhe autoriteteve tona në dobi të interesit publik dhe sigurisë së jetës.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta:

Jam shumë i shqetësuar mbi situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët vijojnë ende të bllokuar në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës.

Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme.

U bëj thirrje sërish të gjithë qytetarëve shqiptarë të respektojnë kushtet e urgjencës dhe domosdoshmërisë të imponuara nga pandemia e COVID-19 në pikat tona kufitare e njëkohësisht kërkoj nga autoritetet tona përgjegjëse të respektojnë, jo vetëm kërkesat e situatës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por edhe detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare që shteti ka ndaj qytetarëve të vet në një situatë të tillë.

Edhe njëherë kërkoj nga të gjithë më shumë bashkëpunim e mirëkuptim, solidaritet e përgjegjësi mes qytetarëve dhe autoriteteve tona në dobi të interesit publik dhe sigurisë së jetës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura