Shqiptarët braktisin kamionët, nisen me jahte drejt Britanisë

Aug 31, 2015 | 8:09
SHPËRNDAJE

Një jaht me 25 emigrantë shqiptare dhe vietnamezë është ndaluar nga policia kufitare holandeze përpara se të nisej për në Britani.

Jahti i bllokuar
Jahti i bllokuar

Jahti u ndalua nga marina në afërsi të Amsterdamit. Sipas hetimeve, emigrantët kanë paguar nga 4000 mijë paund secili për udhëtimit.

Jahti ishte relativisht i vogël, i dizajnuar për të mbajtur vetëm 6 pasagjerë, por megjithatë, kjo nuk i kishte penguar trafikantët që të fusnin në të 11 shqiptarë dhe 14 vietnamezë.

Policia holandeze ka thënë se ka shoqëruar të 25 emigrantët e paligjshëm. Sipas saj, ata janë të moshave 25 deri në 26 vjeç.

Sipas “Daily Mail”, Holanda do të kthehet në një vendnisje të emigrantëve të paligjshëm, pas forcimit të masave në Francë dhe kanalin e Le Manshit që ndodhet në Kale.

Pas këtij incidenti, policia kufitare britanike ka dyfishuar trupat në kufi. Nuk është hera e parë që shqiptarët tentojnë të hyjnë në Britani me jahte luksoze.

Gjatë tre vjetëve të fundit, jahtet janë përdorur edhe për transport droge mes Francës dhe Britanisë së Madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura