‘Shqiptarë të mallkuar’, ofendimet në protestën kundër ndryshimit të emrit në Maqedoni (video)

Jun 14, 2018 | 9:30
SHPËRNDAJE

Të vetëquajtur si ”Vëllazëria kristiane” qindra protestues dje kanë dalë në protestë për të kundërshtuar ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

protesta

”Trekëmbësh”, ”Tradhëtarë”, ”Varje”, ”Maqedoni antike” dhe shumë ofendime e mallkime për politikanë maqedonas dhe udhëheqës të LSDM-së.

Gjorge Ivanov pas refuzimit të pranimit të marrëveshjes nga protestuesit shihej si hero, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Edhe shqiptarët, si çdo ngjarje tjetër në Shkup, nuk mbetën pa u ofenduar. ”Le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emri nuk do të ndryshohet”. këndohej nga protestuesit.

Pas kësaj, mbrëmë ka pasur reagime në rrjetet sociale për të dënuar këto ofendime makabre. /Telegrafi/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura