“Shqiponjat” godasin shpërndarjen e drogave në forta në Tiranë. Çfarë zbuluan hetuesit

Nov 3, 2019 | 13:33
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë përfunduar në pranga në kuadër të një operacioni të koduar “Weekend”. Të arrestuarit merreshin me shpërndarjen e drogave të forta në Tiranë.

c4eb0ad1-c174-4f5e-9b2f-bcf1a0ca2695

Në pranga përfunduan F. M., 30 vjeç, dhe  A. L., 18 vjeç,  banues në Tiranë, të cilët u kapën në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Njoftimi:

5db93e4a-29ba-477c-9f5d-816ed5420e2a

Finalizohet operacioni policor i koduar  “Weekend” godet shpërndarjen e drogave të forta në Tiranë.

Operacioni i zhvilluar nga forca e posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.

Sekuestrohen 32 doza kokainë, një dozë kanabisi, armë e ftohtë thikë, aparate celular dhe një sasi lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në pranga dy poseduesit.

Forca e posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Weekend”, shtetasit:

  1. M., 30 vjeç, dhe A. L., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Muhamet Gjollesha” këta dy shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponjat” me 32 doza kokainë dhe një dozë kanabisi të bëra gati për shitje.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë; një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi; 3 aparate celular; një armë e ftohtë thikë dhe 66 600 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura