Shqiponja e sherrit/ Burri i Jonida Shehut, autori i veprës që financoi Lazim Destani

Nov 12, 2018 | 22:20
SHPËRNDAJE

Ditët e fundit në vendin tonë është hequr simboli i 100 vjetorit të Pavarësisë, shqiponja e cila ishte vendosur në hyrje të Tiranës.

38-4

Heqja e shqiponjës, për realizimin e projektit të Unazës së Re, ka shkaktuar mjaft debate politike.

Por, kush e ka projektuar, për çfarë dhe kush e financoi ndërtimin e shqiponjës?

37-7

Shqiponja është një vepër e artistit Albi Cifligu, i cili është bashkëshorti i moderators Jonida Shehu, i cili punon ndërkohë në Bashkinë e Tiranës.

30-1

Ajo është 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra, dhe peshon 16 tonë e përbërë nga çeliku. Ajo u vendos në hyrje të Tiranës në 100 vjetorin e pavarësisë, në një ceremoni të organizuar në 2012 nga kryeministri Sali Berisha e kreu i Bashkisë Lulzim Basha, në nëntor 2012. Kryeministri Rama përmes një statusi në “Twitter” e quajti atë projekt një “shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje, të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman”.

31-1

Ky projekt u financua plotësisht nga familja tetovare, Destani.

Lazim Destani, babi i Blerim Destanit është një ndër bizesmenët më të pasur të Shqipërisë, nga Malësia e Sharrit të Tetovës,  dhe së bashku me familjen e tij drejton një rrjet internacional biznesesh që veprojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit, energjetikës e logjistikës me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global që shtrihen në Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë. Me datën 26 nëntor 2012, Destani në ceremoninë e inaugurimit tha ndër të tjera: “Fillimisht, dua të falënderoj autoritet e vendit dhe të gjithë qytetarët e Tiranës për realizimin e këtij projekti simbolik të krenarisë tonë kombëtare. Në këtë moment te veçantë për mua, për familjen time falënderoj Zotin që arritëm t’ia dhurojmë kombit këtë shqiponjë dy krenare , të cilën çdo shqiptar e ka në zemër.

Sot, dëshira më e madhe e çdo shqiptari është të jemi të bashkuar. Bashkimi është proces që ka filluar.”

/Dritare.net/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura