“Shqiponja” bëhet ‘mollë sherri’, Rama i përgjigjet Bashës: Lerë atë se iku, shiko veten Artist

Nov 11, 2018 | 15:58
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me heqjen e simbolit të “Shqiponjës” nga hyrja e Tiranës.

Në një postim në Twitter, i është përgjigjur Lulzim Bashës, ku shkruan “Nejse, lëre shqiponjën, iku! Shiko veten Artist”.

Rama

POSTIMI I PLOTË

Artist! Shqiponja petashuqe e lekut nuk mund të bëhet dot monument tredimensional, sepse kthehet në horror, mu ashtu siç ishte në hyrje të Tiranës me vite me radhë! Po ti s’ke faj, përpara petashuqes bëhesh petë, lekë, lekë, lekë.Nejse,lëre shqiponjën, iku! Shiko veten Artist

Heqja e “Shqiponjës”, Rama: Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me heqjen e simbolit të Shqiponjës nga hyrja e Tiranës.

DruJxMvX0AEoDEn

Në një postim në Twitter, Rama e quan atë simbol të vendosur aty një vulgaritet  që e kthente Tiranës si një hyrje kazionoje.

Postimi i plotë

Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.

rama twiiter

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura