Shqipëria U-21 do vihet përballë Austrisë, ja kush do të gjykojë sfidën

Sep 6, 2019 | 15:14
SHPËRNDAJE

Shqipëria U-21 e drejtuar nga Alban Bushi, do të ndeshet në datën 9 shtator, kundër Austrisë U-21, në kuadër të eliminatoreve të Europianit.

shqiperia u 21

UEFA ka caktuar dhe gjyqtarët, që do të vendosin drejtësinë në këtë sfidë.

Petri Viljanen nga Finlanda do të jetë kryesori i kësaj sfide, ndërkaq asistëntë të tij do të jenë bashkëkombësit Vile Koskiniemi dhe Riku Vihreavuorio. I katërt do të jetë Joni Hytia.

Shpresat e drejtuara nga Alban Bushi, ndodhen në vendin e katërt në grupin e tretë, me dy pikë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura