“Shqipëria tokë e zanun, ka me krisë”, Demalia: Sejmenët e lakejtë presin kryebanditin e radhës për të marrë…

Nov 9, 2019 | 10:11
SHPËRNDAJE

75540075_10220743637761826_1813788225521582080_n

“Tashmë që parcelizimi i Shqipërisë nga cubip-parcelizimi nga hurdha-qepa e ka mbaruar tok-xanien, ka me krisë si në karadak”. Kështu shkruan në një postim në FB Ilir Demalia, i cili flet oër sejmenë e lakej që presin sipas tij kryebanditin e radhës për të marrë fuqinë e klanit të radhës.

POSTIMI I PLOTE

Gëzuar festat e nëndorit!!!

Në Shqipëri komunistë antikomunistë janë një. Kjo sepse ka munguar dhe mungon doktrina politike – ekonomike nga e cila do forcë e bandë politike e këtij tranzicioni si pjellë e mitrës së Partisë Punës së Shqiperisē

Mungon ndërgjegje civile e kombëtare.

Mugon raporti më të vertetën.

Si rezultat i këtyre mungesave e plot të tjera që duhet të jenë themelet e ndertimit të shtetit modern, Shqipëria ka mbetur ende ashtu si në fillimin e formimit saj shtetror më mbeturinat e sherbëtorëve e spiunëve bejlerë – otomanë të Portës se Lartë, një kacafytje klanore e drejtuar here nga njëra bandë e herë nga tjetra.

Prapavija (kallaballiku) e sejmenëve dhe lakejve të bandave për të pritur radhën e kryebanditit të radhës për të marrë fuqinë e klanit të radhës, me vargun e gjate të militantëve, që për një viç në kopenë e viçave bëhet mish për top si mungesë vetdije, integriteti në mungese të shtyllës kurrizore, rrinë me sytë lart nga liderrat e bandave me lutjen, prit gomar të bi bar!

Si rezultat kësaj lufte, Shqipëria është bërë parcela-parcela cubash, e kjo do të thotë tokë e zanun.

E tashmë që parcelizimi i Shqipërisë nga cubip-parcelizimi nga hurdha-qepa e ka mbaruar tok-xanien, ka me krisë si në karadak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura