Shqipëria “tallet” me Mbretërinë e Jordanisë, i dhuron një tank kinez

Feb 11, 2016 | 19:10
SHPËRNDAJE

Në një vendim të Këshillit të Ministrave të miratuar më 3 shkurt, qeveria shqiptare do t’i dhuroi Jordanisë një tank kinez dhe një tërheqës tanku. Bëhet fjalë për një tank të modelit T-59, i prodhuar nga Kina në bazë të versionit sovjetik të tankut T-54A. Modeli i parë u prodhua në vitin 1958 ndërsa prodhimet seri nisën në vitin 1963.

Albanian_army_deploys_T-59_tanks_near_Kosovo_border,_May_1999_(Robert_Wright)

Mbretëria e Jordanisë ka një buxhet prej 2.5 miliardë dollarë në vit për ushtrinë që përbën 7% të buxhetit të saj. Vendi i Gadishullit Persik renditet ndër vendet me ushtrinë më të fortë në rajonin e saj.

jordan-king
Mbreti i Jordanisë, Abdullah

Sipas “Global Fire Power”, Jordania është e 65 nga 126 vende në botë sa i takon forcës ushtare. Vendi me popullsi mbi 8 milionë banorë, numëron 1 25 tanke dhe 2 547 makineri luftarake. 270 avionë luftarakë dhe 126 helikopterë. Kurse Shqipëria sipas “Global Fire Power” renditet në vendin e 100-të.

Vendimi i qeverisë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “d”, të nenit 11, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Dhënien e armatimit, pa shpërblim, Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, të hequr nga armatimi dhe përdorimi, i tepërt dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sipas llojit dhe sasisë së përcaktuar në listën nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  1. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura