Shqipëria sot e nesër!

Dec 5, 2020 | 8:07
SHPËRNDAJE

alban-daci-1-e1458686863857-420x234-420x234

ALBAN DACI

Duhet që secili prej nesh, pertej kapaciteteve intelektuale apo përtej interesave të ngushta, të përfshihet në një lëvizje të gjerë e të madhe, me përgjegjësi sociale e politike për të bërë të mundur rotacionin e pushtetit si nevojë urgjente për të shpëtuar demokracinë dhe për ta orientuar Shqipërinë drejt Europës së bashkuar!

Historia do na gjykoj si tradhtarë, bashkëpunëtorë apo si heronj dhe kjo do të varet nga pozicioni dhe intensiteti i aksioneve tona që ndërmarrim pikërisht sot dhe nesër!

Nuk mund të pretendojmë të dimë se si mund të jetë Shqipëria nesër, nëse ne nuk angazhohemi për Shqipërinë sot!

Shqipëria e nesërme nuk mund të jetë një dhuratë e rastësishme, nëse ajo nuk bëhet një prioritet i sotëm.

Nuk mund ta ëndërrojmë Shqipërinë nesër, nëse nuk bëhemi protagonistë gjithëpërfshirës të Shqipërisë sot!

Nuk mund të pretendojmë që Shqipërinë e nesërme do na e bëjnë dhuratë të rastësishme, nëse ajo nuk bëhet, sot, pjesë e rëndësishme e jona dhe pjesë e secilit prej nesh si një pronë e madhe e përbashkët.

Nuk mund të besojmë se Shqipëria nesër do të jetë rastësisht më e zhvilluar dhe më e begatë, nëse nuk kontribuojmë të gjithë së bashku për ta jetuar më mirë sot.

Shqipëria e nesërme nuk mund të jetë një efekt i rastësishëm, nëse ajo, sot, nuk trajtohet nga ne si një kauzë e rëndësishme!

Shqipëria e nesërme duhet të jetë më e mirë se sotmja, por të sotmen mund të fillojmë ta bëjmë të gjithë së bashku!

Shqipëria e nesërme nuk mund të jetë e të gjithëve, nëse ne, sot, nuk mundim pakicën që e mban të robëruar duke ushtruar diktatin mbi shumicën!

Shqipëria e nesërme nuk meriton të jetë si e sotmja dhe sotmja nuk mund te jetë shembulli i të nesërmes. Për të ndodhur kjo, të gjithë ne duhet të grisim të tashmen e të fillojmë të bëjmë të nesërmen!

E nesërmja nuk ndodh pa të tashmen dhe tashmja nuk mund të jetë modeli i të nesërmes! Kjo bëhet duke bërë betejën mbi të rënë dhe te vjetrën e duke kontribuar në një fitore të bindshme dhe të dobishme të resë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura