Shqipëria sot arrin temperatura që ndjehen deri në 48°C, këto janë qytetet që përjetuan të nxehtin

Aug 1, 2018 | 16:27
SHPËRNDAJE

Duket se dita e sotme ka qenë një ndër më të nxehtat përgjatë kësaj vere.

Sipas “Meteoalb”, temperatura në Vlorë sot ka shënuar 36.3°C, por prezenca e lagështirës prej 60%, ka bërë që temperatura  të ndjehet  48°C.

Ndërkohë në Tiranë temperatura është regjistruar në 37 °C por është ndjerë në 43 °C, ndërsa pritet që edhe dita e nesërme të jetë në këto vlera.

38151825_1741798555907444_1879583207486128128_n

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt.01) dhe nesër (e enjte, dt.02) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit deri lokalisht mesatare në gjysmën e tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 33 °C
në vendet e ulëta: 22 / 35 °C
në vendet malore: 15 / 29 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.01) dhe nesër (e enjte, dt.02) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.

Ndërkohë është njoftuar se java e parë e gushtit sjell temperature të larta në territorin shqiptar ku gjatë orëve të mesditës vlerat termike do të variojnë nga 30 – 36°C në zonat malore (maksimumet në Verilindje) ndërsa temperatura mbi 36°C thuajse në të gjithë Ultësirën Perëndimore. Në zona specifike, pritet që temperaturat të ngjiten në 39°C (Shkodra, berate dhe rrethinat e tyre).

Përsa i përket tablosë së shirave, parashikohet që 10-ditëshi i parë të jetë kryesisht i thatë, shirat më të pranishëm në formën e stuhive të izoluara në zonat malore ndërsa në dt. 2 – 3 gusht rrebeshe afatshkurtra rrezikojnë zonat Qendrore dhe Jugore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura