“Shqipëria s’ka Parlament”/ Meta: Rama, nëse nuk është i përfshirë në skandalin “McGonigal”, duhej të përballej me opozitën në seancë

Feb 2, 2023 | 20:32
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi tensionet në seancën e sotme parlamentare për çështjen “McGonigal”, ku kryeministri Edi Rama s’ishte i pranishëm edhe pse ishte thirrur në interpelancë nga opozita.

meta per mc gonigal

Në një intervistë për emisionin “Frontline”, Meta u shpreh se Shqipëria nuk ka Parlament. Sipas tij, nëse Rama nuk do ishte i përfshirë në skandalin me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, atëherë ai nuk do e kishte problem që të shkonte dhe të përballej me opozitën ne Parlament.

Meta: Shqipëria nuk ka parlament. Por, jam dakord me Berishën që kurrë nuk duhet lëshuar Parlamenti. Opozita duhet të luftojë atje, pasi atje është Parlamenti i qytetarëve shqiptarë ku duhet të kërkohet llogari në emër të tyre. Nuk duhet t’i bëhet jeta e lehtë një qeverie në pakicë, që nuk njeh rregullore, nuk njeh Kushtetutë. Që herën e parë që opozita, në seancën e kaluar, kërkoi që të paraqitej Rama atje, ai duhet të ishte atje.

Nëse ai është në të vërtetë një njeri që nuk është i përfshirë. Nëse ti je një njeri që ke respektuar ligjin dhe etikën, ti përballesh me këdo. Fakti që ai iu fsheh herën e parë dhe sot, tregon se kush është Rama. Një rast tjetër, doli Berisha dhe tha se ky ka bërë 137 udhëtime me atë charterin privat. Doli ky dhe tha këto janë përralla dhe broçkullitje. Tha që një udhëtim bënte 600 mijë lekë të vjetra. U bë kërkesa dhe u rrëzua komisioni hetimor. E hodhën poshtë sepse kërkesën e ka firmosur Berisha.

Nuk ka dyshime që i vetmi person që s’mund të flasë për çështjen non-grata, duke dëmtuar kaq shumë njerëz në Shqipëri, është Edi Rama. Sot kam lexuar një shkrim të njërit prej socialistëve më idealistë që kam njohur në jetën time që prej vitit 92’, Jorgji Kotes. Kote ishte një nga intelektualët, përkthyesit më të mirë të kohës së vetë, një diplomat i shkëlqyer i cili i qëndroi PS-së në momentet më të vështira.

Sot pashë një shkrim dhe thoshte. Non-grata, karta e kompromentuar e Ramës për ç’qeverisje. Kjo është histori që ka përfunduar dhe kështu do përfundonte. Kur spekulon me një gjë dhe këtë e ke krijuar tij, përmes shantazhit dhe presionit ndaj të tjerëve. Për t’i mbyllur gojën që të vjedhësh pa kufij dhe të dëbosh qytetarët e tu për të qenë vendi me ritmin më të lartë të shpopullimit në planet.

Reagimi i Ramës për çështjen “McGonigal”

Meta: Drejtësia amerikane ka punën e saj dhe po e bën. Drejtësia amerikane nuk heton vetëm për Shqipërinë. Heton edhe më gjerë për çështje të tjera. Puna jonë është tjetër gjë. Drejtësia amerikane ka kërkuar që të gjithë komunikimet e këtij.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura