Shqipëria rrezikon të humbasë pikët e Malit të Zi dhe Maqedonisë. BBC: Votimi kishte parregullsi

May 24, 2015 | 20:33
SHPËRNDAJE

Shqipërisë mund ti hiqen një pjesë e pikëve që fitoi mbrëmë në Eurovision.

Elhaida Dani ne Eurosong

Kjo për shkak se votimi në Maqedoni dhe Mal të Zi ka pasur parregullsi.

BBC bën të ditur se votimi i një shteti përcaktohet 50% nga votimi i teleshikuesve dhe 50% nga një juri profesioniste.

Por në këto dy vende është vërejtur se juria nuk ka qenë profesioniste dhe një vendim për këtë çështje do të merret në qershor.

Zyra e shtypit e “Eurovision”-it lëshoi mëngjesin e së dielës një deklaratë informuese, pasi rikonfirmoi fitoren e Suedisë.

“Rezultatet e jurisë së ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi, gjatë mbrëmjes së finales së madhe të eventit janë skualifikuar, pas konsultimeve me vëzhguesin e pavarur të votave të këtij festivali, si dhe pas vendimit të parë nga supervizori ekzekutiv dhe udhëheqësi i grupit të referencave. Në të dy vendet, televotimet janë aplikuar në 100% të rezultateve. Përjashtimi i dy jurive do të diskutohet më tej në takimin e ardhshëm të grupit të referimit, në qershor”.

Maqedonia i dha 12 pikë Shqipërisë, ndërsa Mali i Zi i dha dhjetë pikë.

Ne faqen e Eurovision Shqiperia eshte ende ne kuoten e 34 pikeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura