Shqipëria “pushtohet” nesër nga i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri në…

Aug 18, 2022 | 13:22
SHPËRNDAJE

Të gjithë ata që janë me pushime, këto ditë do të shijojnë motin e nxehtë, pasi meterologët parashikojnë temperatura të larta në vazhdim.

i nxehti afrikan

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak temperaturat maksimale në vend do të shkojnë deri në 41 gradë në zonat e ulëta dhe 37 në ato malore.

Gjatë ditës se nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

“Moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat e dendura do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.

Vlen për tu theksuar fakti se: për shkak të lagështirës së lartë në ajër, mbulimit të herëpashershëm të kupës qiellore me vranësira, dhe erës jugore; temperaturat nesër do të ndihen disa herë më të larta për trupin e njeriut krahasuar me ato që regjistrohen në kafazin meteorologjik”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Temperaturat parashikohen:                                                                                                                                                            në zona malore 19 deri 37°C                                                                                      në zona e ulëta 19 deri 41°C                                                                                        në zona bregdetare 22 deri 37°C

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura