Shqipëria pëson tripletë që në pjesën e parë, Polonia dominon vajzat e Grimës

Nov 24, 2017 | 18:35
SHPËRNDAJE

Kombëtarja e femrave po pëson një humbje të thellë, që në 45 minutat e para, në ndeshjen ndaj Polonisë. Sfida e vlefshme për grupin 2 kualifikues, në fazën kualifikuese të Botërorit të femrave, po dominohet nga polaket.

kombetarja femrave

Goli i parë u pësua shumë shpejt, që në minutën e 5-të nga Sikora. I tillë erdhi edhe i dytë, vetëm në minutën e 13-të, nga Gusckiora. Në të 37-tën, shënoi edhe Uinkzo, për të mbyllur pjesën e parë në shifrat 0-3.

Kjo është ndeshja e katërt për vajzat e Armir Grimës në grup, dhe deri më tani nuk kanë marrë asnjë pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura