“Shqipëria përkrah SHBA në Nismën e Rrjetit të Pastër”- Balla: Përpjekje për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave

Aug 12, 2020 | 20:06
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një postim në facebook ka bërë të ditur se Shqipëria mbështet dhe është në krah të SHBA-ve në nismën e “rrjetit të pastër”.

taulant-balla-e1512225597461

Balla sqaron se nisma e rrjetit të pastër është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave nga aktorë autoritarë keqdashës.

Njoftimi i plotë:

Shqipëria përkrah SHBA në Nismën e Rrjetit të Pastër

Nisma e Rrjetit të Pastër është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut të paraqitura në botën e lirë nga aktorë autoritarë keqdashës.

Rrjeti i Pastër është i rrënjosur në standardet e teknologjisë digjitale të besueshme, të pranuara ndërkombëtarisht dhe është një reflektim i angazhimit tonë për një internet global të hapur, ndërveprues dhe të sigurtë, bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo përpjekje paraqet implementimin e një strategjie të qëndrueshme shumëvjeçare, gjithëpërfshirëse, të ndërtuar mbi një koalicion partnerësh të besuar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bashkuar në Rrjetin e Pastër nga më shumë se tridhjetë Vende të Pastra me orjentim të njëjtë dhe të cilët kanë kryer mbrojtjen e rrjeteve të tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm dhe transportuesit e konunikimit digjital.

balla

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura