“Shqipëria nuk mundet pa Kosovën”/ Albin Kurti uron Ramën për fitoren dhe bën apel: Institucionet të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me…

Apr 28, 2021 | 20:55
SHPËRNDAJE

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti uron kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

rama kurti

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti thekson se Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën.

Ai kërkon që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor

Postimi i Kurtit:

Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.

Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.

Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura