Shqipëria nuk gjen qetësi nga vrasjet/ Zv.kryeministri Braçe: S’ka trim që bën 5 vite burg për armën në brez pa një garanci. Ja deklarata

May 12, 2021 | 12:08
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që vendi është përfshirë nga një seri vrasjesh, ku vetëm këtë javë janë kryer tre vrasje në Vlorë, Elbasan dhe Tiranë, ka ardhur reagimi i zëvendëskryeministrit. 

Sipas Erion Braçes një arsye është pandëshkueshmëria, që bëhet shkak që personat me armë po qarkullojnë lirisht çdo ditë edhe më shumë.

erion-brace

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” Braçe thekson se për armëmbajtje pa leje një qytetar dënohet me burg nga 5 deri në 7 vjet. Ai thotë se këtë persona marri garanci duke i shpëtuar ndëshkimit nga ligji duke korruptuar policë, prokuror dhe gjykatës që janë ende në sistemin e drejtësisë.

Postimi i plotë

ARMA NE BREZ KA DYSHEME

5 VITE NE BURG!

ASNJE DITE ME PAK!

LIGJI ESHTE SHUME I QARTE:

KUSH MBAN ARME PA LEJE

DENOHET 5 DERI 7 VITE BURG!

Shoh cdo dite njoftime te POLICISE per shtetas qe kapen me arme pa leje;

Ne makine, me vete, ne publik!

SA JANE DENUAR NGA KETA?

SA JANE NE BURG NGA KETA?

Ka nje arsye pse armet qarkullojne lirisht;

PANDESHKUESHMERIA!

Nuk ka trim qe ben 5 VITE BURG per armen ne brez, PA NJE GARANCI QE NUK MBYLLET 5 VITE BRENDA!

Ka nje treg te viteve te burgut per armembajtjen pa leje-ta themi sic eshte;

Nis me police te korruptuar qe tradhetojne ligjin e koleget, vijon me prokurore e gjykates te korruptuar ende ne sistem!

KY TREG DUHET SHKATERRUAR!

ME NDESHKIM GJITHPERFSHIRES!

Patjeter edhe me monitorim e kallezim te cdo rasti armembajtje pa leje qe kapet nga policia e qe nuk denohet me 5 VITE BURG!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura