“Shqipëria nuk do ishte në këtë gjendje sot, sikur…”- Basha thumbon Ramën: A ka njeri që ja vë veshin këtij?

Sep 23, 2020 | 16:02
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një shënimi në Twitter ka thumbur kryeministrin Edi Rama, sa i përket shtatë viteve të tij në qeverisje.

Basha Rama

Basha thotë se nëse ato premtime që ka bërë të ishin bërë realitet, Shqipëria nuk do ishte sot në këtë gjendje.

Ndërsa sot pas 7 vitesh ‘premtime të pambajtura’, Basha ngre pyetjen: “a ka njeri që ja vë më veshin këtij?”

Postimi i plotë:  

Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?

Reagimi i krydemokratit, vjen pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh se rritja ekonomike është shoqëruar me rritje të punësimit, ndërsa programet e nxitjes së punësimit i vijnë në ndihmë atyre që janë prekur nga Covid.

Sot kemi 44 mijë punëdhënës të regjistruar në sistem që do të thotë 44 mijë bashkëpunëtorë të rrjetit të zyrave të punës, që përdorin zyrat e punës për të patur një ndërmjetësues për të marrë njerëz në punë.

Sot kemi një numër të konsiderueshëm studentë ekselentë që kanë hyrë në administratë pa asnjë ndërhyrje.

Me 11.2% regjistruam nivelin më të ulët të papunësisë në rajon. Ndërkohë që sot kemi nevojë të adresojmë goditjen nga covidi. Është fakt që dy paketat për t’i garantuar punëdhënësve një lehtësi dhe mos ndërprerjen e të ardhurave. Paga e luftës ka funksionuar.

Jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për ata që ende nuk janë punësuar. Fondi i nxitjes së punësimit u rrit dhe këto programe targetojnë punëkërkuesit që kanë humbur punën gjatë periudhës mars qershor.

Programi 12 mujor për ata që kanë qenë të punësuar, por nuk rezultojnë të tillë në regjistrat e tatimeve mbulon koston në masën 100%

Na duhet ne si qeveri, ne si rrjet i zyrave të punës, na duhet ne si rrjet i shkollave profesionale që ta intensifikojmë informimin për këtë. Aplikimet për këto program bëhet përmes e-albania”, tha kryeministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura