Shqipëria, në vendet me më pak pemë për banorë në botë

Jul 25, 2018 | 7:55
SHPËRNDAJE
Shqipëria bën pjesë në vendet, që sipas specifikave të relievit që zotëron, ka më pak pemë për frymë. (nuk bëhet krahasimi me vendet e Afrikës Veriore apo të Emirateve të Bashkuara Arabe që nuk ka livadhe), sipas një raporti nga Philosophical Transactions of the Royal Society B.

Sipas këtij raporti, në Shqipëri kemi 250-500 pemë për person. Situata është e ngjashme në Maqedoni, ndërsa i gjithë rajoni ka më tepër dendësi pyjesh, ku Në Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Kroacia ka deri në 1 mijë pemë për banorë.

Hulumtimi i publikuar nga Philosophical Transactions of the Royal Society B gjithashtu tregon se pemët në Amerikën e Veriut dhe në Evropë do të jenë në gjendje të rriten në Grenlandë deri në vitin 2100, madje edhe në zonat që aktualisht nuk kanë pemë. Kjo, do t’i sillte një frymë të re vitalizimit të pyjeve.
Në fakt, shumë nga këto pemë, që mund të rriten sot në Europë, shkruan raporti, duke përfshirë pishën e pyllit dhe plepin e balsamit lindor, do përpiqen që të mbillen e të jetojnë në mënyrë eksperimentale në vende që nuk kanë këtë bimësi.

Duke pasur parasysh dëshirën e njerëzimit për mbjelljen e pyjeve për lëndën e drurit dhe dekorimeve prej druri, raporti thekson se në një të ardhme,  pritet që shumë bimë/ pemë të zhduken plotësisht, por që duhet parandaluar.
“Nëse importimi dhe mbjellja e specieve zhvillohet pa asnjë kontroll, kjo mund të çojë në zhvillimin e natyrës në një mënyrë kaotike,” – citohet në raport.

Në një studim të mëparshëm, Shqipëria prodhon mesatarisht 351.36kg dioksid karboni në vit për shkak të udhëtimeve në vendin e punës apo për në institucione arsimore. Kjo sasi e lartë dioksidi në mënyrë që të neutralizohet, sipas kërkimeve të Numbeo.com kërkon që për çdo pasagjer të jenë të mbjella 4.1 pemë. Shqipëria llogaritet të ketë një indeks trafiku në 137.09, duke u lënë pas nga vendet e rajonit vetëm Italinë me indeks 144. Kroacia, Bosnje – Hercegovina dhe Serbia paraqiten me një indeks të trafikut në shkallë më të ulët se vendi ynë, përkatësisht me 101.8, 80.9 dhe 94. Sa i takon emetimit të dioksidit të karbonit, Shqipëria e ka indeksin në vlerë 1,464. Bosnje – Hercegovina paraqitet si vendi me indeksin më të mirë për sa i përket emetimit të CO2, për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Marrë nga Monitor.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura