Shqipëria në hartën e rrezikut nga virusi “Zika”

Feb 7, 2016 | 15:50
SHPËRNDAJE

Shqipëria futet në listën e vende të rriskut sa i takon përhapjes së infeksionit të “Zika-s”, kjo për shkak të mushkonjës, aedes albopictus që është transmetuese e virusit.

harta-600x302Siç shihet edhe nga kjo hartë e publikuar nga një reviste shkencore, mushkonja tigër, është e shpërndarë në të gjithë vendin tonë.

Ajo gjendet edhe në disa vende te Mesdheut dhe gjithë rajonin europian. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive, në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, shprehet për “TV Klan” se kjo shpërndarje e mushkonjës në vendet rreth nesh, si dhe rastet e personave të infektuar me këtë virus në europë, bën të mundur që “Zika” të importohet edhe në vendin tonë.

Por pavërsisht kësaj, Bino thotë se akoma nuk njihen qartë aftësitë transmetuese për virusin “Zika”, që mund të kenë popullatat europiane të mushkonjave apo atyre që qarkullojnë në vendin tonë.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, ajo çfarë e favorizon Shqipërinë për ta mbajtur ende larg këtë virus, është stina e dimrit.

Gjithësesi, ajo çfarë ekspertët këshillojnë është evitimi i udhëtimeve në vendet ku virusi është evidentuar.

Deri tani “Zika” ka prekur të paktën 22 vende në Amerikën Latine, por disa raste janë zbuluar edhe në Europë, në Spanjë apo Britaninë e Madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura