Shqipëria në ditën e shtatë të shtetrrethimit, shikoni pamjet me dron nga “Sheshi Skënderbej” pasi qytetarët u paralajmëruan se do marrin gjoba

Mar 19, 2020 | 14:53
SHPËRNDAJE

Vendi ka hyrë në ditën e shtatë të shtetrrethimit, një masë kjo që vazhdon të jetë në fuqi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

SHESHI SKENDERBEJ KORONAVIRUS IZOLIM TIRANE

Ndërsa qytetarët që lëvizin nga shtëpitë dhe nuk vetëizolohen janë paralajmëruar se do të gjobiten.

Pamjet me dron në Sheshin Skënderbej në kryqytet, të siguara nga Gazeta Panorama, tregojnë se pjesa më e madhe e qytetarëve i kanë marrë seriozisht urdhrat e qeverisë.

Në video shihen shumë pak njerëz që lëvizin ndërsa sheshi duket si një ‘shkretëtirë”.

SHESHI SKENDERBEJ KORONAVIRUS IZOLIM TIRANE1

Gjithashtu në rrugë, shihen pak makina që lëvizin, ndërsa qeveria ka urdhëruar që mjetet do qarkullojnë vetëm me autorizim.

Por nuk kanë munguar as shkeljet e orareve të lëvizjes në këmbë. Policia e Shtetit njoftoi sot se të paktën 165 persona në të gjithë vendin janë gjobitur.

LEXO PER ME SHUME: Sfiduan oraret e ecjes në këmbë por kapen mat, e pësojnë 165 shtetas

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura