“Shqipëria në Botëror dhe Mesi mbyll karrierën në Shkodër”, Duka dhe Ademi: Stadium si ‘Air Albania’ dhe Armando kandidat për president të UEFA-s

Jan 16, 2021 | 22:19
SHPËRNDAJE

Presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe homologu i Kosovës Agim Ademi u ballafaquan në programin humoristik “Shiko kush luan në Top-Channel”. Duke patur parasysh formatin humoristik të emisionit, Duka dhe Ademi bënë nga 5 premtime secili.
f21730d6-40e0-4bff-9e57-b16e8d68c037
Duka: “ Premtimet i kemi dhënë shpesh. Jemi në emision ndryshe dhe premtimet duhet të jenë ndryshe.

1.Shqipëria jo vetëm që do luajë në Katar, po do shkojë dhe në gjysmëfinale.
2.Mesi do ta mbyllë futbollin me Vllazninë.
3.Ronaldo me Tiranën.
4.Laçi do shkojë në Europa Ligë dhe do arrijë në gjysmëfinale.
5. Futbollistet shqiptare në 2021 do të dyfishohen.

Ademi:
1.Kupa ‘Nënë Tereza’, ku të marrin pjesë të gjitha ekipet shqiptare dhe kosovare,
2.Kosova prapë do të shërbejë dhe do të ofrojë prapë futbollistë
3.Do të bëjmë një staium kombëtar si ‘Air Albania’ me 30 mijë vende
4.Të bëjmë një ligë, na duhet vetëm 2 orë për të bërë një ligë me Dukën.
5.Duka do kandidojë për president të UEFA-s.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura