Shqipëria mundet nga Kosova, vendos një gol në pjesën e dytë

Sep 9, 2018 | 19:05
SHPËRNDAJE

Kombëtarja U17, e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç është mposhtur nga Kosova U17 me rezultatin 1-0, në takimin miqësor të zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Shqiperia

Goli u shënua në pjesën e dytë, teksa të dy teknikët aktivizuan në këtë përballje shumë lojtarë, të cilët pritet t’iu shërbejnë në kompeticionet e ardhshme.

Drejtuesit e të dy federatave kanë planifikuar edhe një takim tjetër miqësorë që do të zhvillohet ditën e martë në orën 16:00, po në stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo do të jetë miqësorja e dytë mes 17-vjeçarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura