“Shqipëria mund të nisë negociatat me BE-në”/ Qeveria bullgare: Nuk ndryshojmë qëndrim për Maqedoninë e Veriut

Dec 8, 2021 | 21:34
SHPËRNDAJE

shqiperi maqedoni be“Shqipëria mund të nisë negociatat me Bashkimin Evropian, ndërsa për Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit”.

Kështu shkruajnë mediat në Bullgari, duke cituar Këshillin e Ministrave, që sqaron se do t’i përmbahet Deklaratës së Asamblesë Kombëtare të datës 10 tetor 2019 në lidhje me zgjerimin e BE- së dhe Procesin e Stabilizim-Asociimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Media bullgare, BGNES sqaroi se “ky qëndrim do të mbrohet gjatë mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që do të mbahet më 14 dhjetor 2021 në Bruksel”.

“Për Bullgarinë, parimi themelor i meritave të secilit kandidat mbetet vendimtar. Bullgaria beson se Shqipëria është e gatshme të bëjë përparim në rrugën drejt BE-së dhe është e gatshme të mbështesë miratimin e Kuadrit Negociator për vendin dhe mbajtjen e të parës konferencë Ndërqeveritare”, thuhet në qëndrimin e qeverisë bullgare.

Kujtojmë që liderët e BE-së kanë bërë thirrje që tryeza e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian të mbahet sa më parë, por kjo është penguar nga vetoja bullgare. Ende nuk ka një datë se kur mund të mbahet ky takim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura