Shqipëria merr Presidencën e Nismës Adriatiko-Joniane/EUSAIR! Ja mesazhi i ministres së Jashtme

May 14, 2021 | 10:59
SHPËRNDAJE

 

Shqipëria ka marrë zyrtarisht Presidencën 1-vjeçare të Nismës Adriatiko-Joniane/EUSAIR, e cila fillon nga data 1 qershor 2021.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë takimit të dytë online të këtij forumi, theksoi se Shqipëria qëndron në të njëjtën linjë sa i përket prioriteteve dhe vendosmërisë për të rritur bashkëpunimin rajonal me një fokus të veçantë tek të rinjtë.

Sipas saj, investimi tek të rinjtë është investimi më i mirë dhe më i qëndrueshëm drejt objektivit të rëndësishëm strategjik të kësaj nisme, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor.

“Për mua, për Shqipërinë kjo me të vërtetë është një rastësi e bukur sepse Tirana është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022, që do të thotë se ne kemi një mundësi shumë të mirë për të krijuar sinergji dhe për të promovuar projekte dhe iniciativa prej të cilave do të përfitojnë të rinjtë në të gjithë vendet tona. Do të doja të ftoja të gjithë miqtë dhe kolegët tanë të punojnë ngushtë së bashku dhe të shfrytëzojnë sa më mirë këtë mundësi, në mënyrë që NAJ-EUSAIR të realizojë potencialin e saj përtej rolit që ka pasur deri më tani, si një vendtakim për dialog politik”, u shpreh kryediplomatja në mesazhin drejtuar forumit, ku mori pjesë edhe komisionerja e KE për kohezionin dhe reformat, Elisa Ferreira.

Drejtimi i kësaj nisme nga vendi ynë, vjen pas presidencës të Shqipërisë të OSBE gjatë vitit 2020 dhe njëherësh edhe të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, për 6 muajt e parë të vitit 2021

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/