Shqipëria mbylli me fitore kualifikueset e Botërorit/ Rama: Respekt për 18 pikët e grumbulluara

Nov 15, 2021 | 23:23
SHPËRNDAJE

Kombëtarja shqiptare e mbylli me bilancin më të mirë në historinë e kualifikueseve të Botërorit. Me fitoren ndaj Andorrës, kuqezinjtë grumbulluan 18 pikë dhe kjo është vlerësuar nga kryeministri Edi Rama.

edi rama

Me anë të një postimi në Facebook, Rama thotë se ky i kësaj radhe mbetet një edicion i bukur i kombëtares.

Pas përfundimit të ndeshjen kryeministri ka falenderuar futbollistët dhe trajnerin për emocionet e bukura që dhuruan.

“Kombëtarja kuqezi nuk është e jona vetëm kur fiton, po edhe kur humbet dhe ky i kësaj radhe mbetet një edicion i bukur i kuqezinjve, për të cilin të gjithë djemtë e kësaj skuadre dhe traineri ynë, meritojnë falenderime për emocionet që na dhuruan e respekt për të 18 pikët që grumbulluan. Me grupin plot të rinj dhe eksperiencën e fituar në këto eliminatore, më e mira është ende përpara për këtë Kombëtare #ForcaShqipëria❤️”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura