Shqipëria kredi nga Italia/ Zv.kryeministri jep detajet nga miratimi i vendimit: Ja për çfarë do të përdoren

Jun 22, 2022 | 12:46
SHPËRNDAJE

Shqipëria do të marrë një kredi nga Italia. Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë, ndërsa zv.kryeministri Arben Ahmetaj dha detaje nga vendimi, duke thënë se kjo kredi është pjesë e angazhimit 90 mln euro.

kredi

Sipas Ahmetaj fillimisht do të merren 30 mln euro për të përmirësuar rrjetin e energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë dhe më pas pjesa tjetër do të merret për bujqësinë dhe emergjencat civile.

“Unë do të ndaja me qytetarët kalimin e një vendimi të rëndësishëm në raport me sektorin e energjisë. Sapo kaluam një draft marrëveshje që ka marrë formën e marrëveshjes me Italinë, ka të bëjë me atë angazhim të qeverisë italiane në raport me konferencën e donatorëve për rindërtimin, i dedikohet një shumë prej 30 mln eurosh përmirësimit të rrjetit të energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë.

Është pjesë e angazhimit prej 90 mln euro kredi të qeverisë italiane dhe do të pasohet me javët që vjen me një 30 mln kredi në sektorin e bujqësisë dhe një 30 mln euro tjetër që ka të bëjë me emergjencat civile e dedikuar për pajisjet e vjetërsuar të flotës së emergjencave civile”, tha Ahmetaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura