“Shqipëria ka qenë zëri jonë aty ku s’përfaqësohemi”- Vjosa Osmani në konferencë me Bajram Begaj: Traktat për mbrojte të përbashkët! Është koha që…

Aug 15, 2022 | 12:00
SHPËRNDAJE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me homologun shqiptar, Bajram Begaj ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën që vendi ynë i ka dhënë në proceset integruese. Në fjalën e saj, Osmani deklaroi se Shqipëria ka qenë zëri i Kosovës, aty ku nuk ka përfaqësim.

Osmani u shpreh se objektiv i Kosovës eshte integrimi ne BE dhe NATO, ndaj u shpreh se deri ne fund te vitit do te aplikojnë per statusin kandidat.

Ajo po ashtu ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Shqipëria ta kenë një traktat për mbrojtje të përbashkët që në mënyrë reciproke të reagohet në rast të cenimit të një prej këtyre dy vendeve.

 

“Uroj Shqipërinë për arritjet në rrugën drejt BE. Ne në Kosova i gëzohemi të arriturave të Shqipërisë. Shqipëria i ka dhënë mbështetje Kosovës në të gjitha periudhat, ndërkohë keni qenë zëri jonë aty ku ne nuk jemi të përfaqësuar

Do të intensifikojmë edhe më shumë marrëdhëniet në të gjitha fushat.

Objektivi ynë strategjik  mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO prandaj do të aplikojmë për statusin në BE deri në fund të këtij vitit.

Fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s është siguri më e madhe për ne. Siguria është shndërruar prioritet. Ne po bëjmë koordinim me partneret tanë strategjik që rajoni të ndihet i sigurt.

Sa i takon bashkëpunimit dy palësh  është më rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat mbrojtje të ndërsjelltë. Kam disa vite që kam kërkuar një praktike të tillë. Ndaj mendoj që është koha të bëjmë hapat e duhur.

Po behën përgatitjet për të zbatuar marrëveshjet dhe trajtim të barabartë pa dallime. Presim që BE të jetë me i zëshëm.

Presim sinjale të qartë nga BE të jepen në raport me Serbinë që duhet ë ndalojë këto veprime që cenojnë sigurinë në rajon”, tha nder te tjera Osmani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura