Shqipëria ka përqindjen më të lartë të dënimit me burg për fëmijët. Vihet në funksion sistemi i ri i drejtësisë penale për të miturit

Jun 20, 2021 | 16:47
SHPËRNDAJE

Njё sitem i ri i kodit penal pёr tё mitur do tё vendoset nё funksion.

Burgjet-burg-te-burgosur

Lajmin e ka bёrё tё ditur, ministrja e Drejtёsisё Etilda Gjonaj nё njё postim nё llogarinё e saj nё Facebook.

“Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, ka sjellë një zhvillim rrënjësor në trajtimin e të miturve në konfliktet me ligjin dhe të miturve viktima e dëshmitarë të veprave penale. Mbështetur në këto zhvillime është miratuar për herë të parë një strategji e mirëfilltë për të miturit”, thotё Gjonaj.

sistemi i drejtesise

Kjo strategji parashikon ndjekjen e procesit të rregullt ligjor për të miturit, parandalimin e ri-përfshirjes në krime, rishoqërizimi, riintegrimi dhe rehabilitimi të tyre dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ministria e Drejtësisë gjatë vitit 2018 nënshkroi shtatё marrëveshje bashkëpunimi me bashkitë kryesore në vend me qëllimin të vendosjes në dispozicion të qendrave sociale multidisiplinore për trajtimin e të miturve që bien në konflikt me ligjin.

Një studim i UNICEF zbuloi se Shqipëria mbetej vendi me përqindjen më të lartë të dhënies së dënimit me burg për fëmijët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura