“Luftë deri në fund për sistem me lista të hapura”- Ralf Gjoni reagon pas deklaratave të numrit dy të CDU/CSU

Jul 9, 2020 | 21:59
SHPËRNDAJE

Deputeti Ralf Gjoni, nënkryetar i Komisionit të Jashtëm, thotë se Shqipëria ka nevojë për një reformë elektorale të vërtetë.

ralf gjoni

Në përgjigje të deklaratave të dy të CDU/CSU, Gjoni thotë se do luftojë deri në fund për një sistem me lista të hapura.

Reagimi i plotë:

Parlamenti shqiptar nuk është zyre noteriale e marrëveshjeve jashtë institucionale qe rehabilitojnë lidere te vjetërsuar anti evropiane e te korruptuar. Shqipëria ka nevoje për një reforme elektorale te vertete qe i përgjigjet aspiratave te popullit shqiptar qe deshperimisht kerkon demokraci. Dhe ju siguroj si juve, ashtu edhe CDU-CSU se ne si deputete te përgjegjshëm e pro evropiane kemi ndërmend te luftojme deri ne fund për një sistem elektoral me lista te hapura qe kenaq deshiren e mbi 80% te popullit tone te cilit i ka ardhur ne maje te hundes ne status quone ne vend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura