Shqipëria i merr talentin Maqedonisë, Asani i bashkohet kuqezinjve

Jan 19, 2016 | 14:22
SHPËRNDAJE

Kombëtarja Shpresa e drejtuar nga Redi Jupi ka afruar në gjirin e saj një tjetër futbollist të talentuar. Bëhet fjalë për mesfushorin Jasir Asani i cili ka pranuar t’i bashkohet përfaqësueses U-21.maxresdefault-658x50320-vjeçari i lindur në Shkup do të bëhet lojtari i dytë nga Maqedonia, pas mbrojtësit Naser Aliji, që do të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Shkresa zyrtare e FSHF-së, që daton më 12 Janar 2016, i’u dërgua klubit të Vardarit, për të lejuar që talenti, i cili luan si mesfushor krahu të lejohej të merrte pjesë në turneun e ekipit Shpresa.

Më në fund edhe me lejën e klubit Asani iu përgijgj pozitivisht ftesës së Federatës Shqiptare të Futbollit, për t’iu bashkuar ekipit të 21-vjeçarëve, në një turne miqësor që do të zhvillohet në Antalia të Turqisë, nga data 21 deri më 31 Janar.

Asani ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Maqedonisë dhe numëron një ndeshje me ekipin e 21-vjeçarëve, cilësohet si një prej talentëve më të mëdhenj të Vardarit.

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura