Shqipëria goditet nga i nxehti saharian, ja sa pritet të shkojnë temperaturat këtë javë. 10 ditët e para të korrikut do jenë…

Jun 30, 2020 | 14:06
SHPËRNDAJE

rezsrta

Do ta kërkojmë freskinë e qershorit por duket se nuk do e gjejmë pasi ditët e fundit të muajit dhe 10 ditëshi i parë i korrikut do të përfshihen nga vala e të nxehtit saharian.

Kjo do të shkaktojë temperatura mbi 38 gradë celcius.

Duke nisur nga sot deri në ditët e fundit të maujit qerehosr pritet të ketë një avancë i të nxehtit nga Saharaja që ka sjellë një rritje të temperaturave.

Por mund të themi se deri ditën e martë në zonat malore do ketë prani të paktë të reshjeve të shiut në formën e stuhive të izoluara.

Ndërsa nga dita e mërkurë dhe fillimi i muajit korrik deri javën e parë pritet të jetë vala e parë e të nxehtit nga Saharaja i cili do përfshijë territorin e Shqipërisë.

Temperaturat në zonat malore do arrijnë deri në 35 gradë, ndërsa bregdeti dhe zonat qendrore do i kalojë 38 gradët“, tha sinoptikania për RTSH.

Sipas saj 10 ditëshi i parë i Korrikut do jetë me temperatura shumë të larta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura