Shqipëria feston 28 Nëntorin, festën e Pavarësisë. Ja mesazhi i urimit nga kryeministri Rama

Nov 28, 2021 | 8:39
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur të urojë shqiptarët për festën e Pavarësisë përmes disa fotove të veçanta.

Shefi i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale tre foto ku duken dy medalje, njëra me portretin e Ismail Qemalit dhe tjetra me logon e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës që sot do të nisë punimet në një datë të veçantë për Vlorën dhe Shqipërinë.

Ndërsa në foton e tretë duket shqiponja dhe logoja e Aeroportit të Vlorës.

“MIRËMËNGJES 😊
GËZUAR 28 NËNTORIN🇦🇱”, shkruan shkurt Rama.

vlora2 vlora1 vlora

© Panorama.al

Te lidhura