Shqipëria e para në listë/ CNN: Pret turistë nga SHBA pa nevojën e një testi PCR dhe karantinë

Jan 13, 2021 | 11:10
SHPËRNDAJE

2-12

Agjencia e lajmeve CNN, ka renditur të parën Shqipërinë, në listën e vendeve që mirëpresin turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerkës gjatë 2021-shit.

Siç shkruan CNN, Shqipëria mbetet e hapur për mikpritjen e turistëve amerikanë dhe s’ka nevojë për një test negativ të COVID-19 apo karantinë kur hyn në vend.

Por ajo që i pret turistët sapo mbërrijnë është një kontroll shëndetësor.

CNN shkruan se Shqipëria në funksion të masave për frenimin e përhapjes së Covid, ka në fuqi edhe për turistët mbatjen e detyrueshme të maskës dhe orën policore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura