Shqipëria, e para ndër bukuritë femërore sipas revistës “SIA”

Jun 20, 2016 | 16:17
SHPËRNDAJE

Shqipëria është cilësuar vendi me femrat më të bukura në botë nga një sondazh i revistës afrikane “SIA”, e cila trajton në faqet e saj tema rreth sensualitetit dhe seksualitetit femëror.

Si shembull përfaqësimi i femrës shqiptare është marrë shoswgirl Luana Vjollca, një nga moderatoret e rubrikës “Pa limit” në “Top Channel”. Luana, e cila sapo ka realizuar klipin e saj më të ri veror me titull “Ai”, në këtë renditje nga vendi i dhjetë te 1-shi ka lënë pas dy superfemrat me famë botërore për bukurinë e tyre, brazilianen Adriana Lima dhe rusen Irina Shyak.

dfsaff

Nuk dihet se mbi ç’kritere është bërë kjo renditje nga revista në fjalë, pasi mund të konsiderohet edhe paksa subjektive, por vlen të veçohet fakti që Shqipëria, edhe pse vend i vogël, ka mundur të kryesojë sa i takon bukurisë femërore. Ky fakt po evidentohet edhe gjatë ndeshjeve të Kampionatit Europian të futbollit, ku më shumë se për golat e munguar të lojtarëve të Kombëtares, mediat e huaja po komentojnë bukurinë e femrës shqiptare, duke publikuar foto të tifozeve më seksi nga Shqipëria.

Nuk dihet si e ka pritur Luana Vjollca klasifikimin në vend të parë si femra më e bukur, edhe pse ajo s’ka konkurruar kurrë në ndonjë garë bukurie. Më poshtë gjeni renditjen e vajzave të tjera të njohura nga vende të ndryshme të botës, që pasojnë Shqipërinë sipas renditjes së revistës “SIA”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura