Shqipëria e Madhe? Thaçi: Për këtë më shumë flitet në Beograd sesa në Prishtinë

May 26, 2015 | 17:29
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi teksa ka marrë pjesë në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku është shqyrtuar raporti tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon, për situatën në Kosovë, ka komentuar edhe akuzat e Serbisë se Shqipëria dhe Kosova dëshirojnë të krijojnë Shqipërinë e Madhe. Ai deklaroi se më shumë flitet për Shqipërinë e Madhe në Beograd se në Prishtinë. 

Hashim Thaçi en Keshillin e Sigurimit te OKB-se

 “Ne kemi fituar luftën ndaj regjimit të Millosheviqit, ne po ashtu edhe fituam pavarësinë sipas planit të Ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe ne do të arrijmë te fitojmë edhe betejën për integrimin e rajonit në NATO dhe BE”, ka shtuar ai. 

Sipas tij, ata që janë kundër NATO-s dhe Unionit Evropian dëshirojnë të krijojnë mjegull dhe të rrezikojnë progresin në Ballkan, “por ne nuk do të lejojmë që këta veprimtarë kundër NATO-s dhe Unionit Evropian, kudo që gjenden, të prishin suksesin e arritur në Ballkan pas pavarësimit të Kosovës’,- vijoi ai, raporton “Zeri”.

Thaçi është shprehur se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të liberalizojë regjimin e vizave me Kosovën, si shteti i fundit në Ballkan që ende ka nevojë për viza Schengen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura